Interi bëri detyrën mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Frozinonen e Çunit dhe Ibrahimoviçit shqiptar. Goli i çmendur nga mesfusha i Dimarkos në minutën e 43-të dhe realizimi me penallti i Çalhanoglusë në minutën e 48-të, i dhuruan 3 pikë të arta zikaltërve të Inzaghit, që udhëheqin të vetëm kampionatin me 31 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Juventusit.
Vlen të theksohet fakti se më datën 26 nëntor, Seria A do të kulmojë me supersfidën Juventus-Interi, ku spektakli duket i garantuar.
FT INTER – FROZINONE 2-0
Dimarko 43′, Çalhanoglu 48′ (p)
NGJARJET KRYESORE:
Mbyllet sfida!
90+1′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Lautaro Martinez i vetëm përballë portierit. Sulmuesi e dërgon topin jashtë kuadratit (VIDEO)
89′ Provon edhe Barela me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qëndrore dhe shkoi drejt e në duart e portierit.
81′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e fundit. Dimarko dhe Çalhanoglu i lënë vendin Sensit dhe Karlo Augustos.
72′ Ibrahimoviç tenton të rihapë sfidën, gjuajtja e tij grushtohet në këndore nga portieri Zomer. Fantastik talenti me origjinë shqiptare që kërkon të shndërrohet menjëherë në protagonsit (VIDEO)
69′ Interi kryen dy zëvendësime largohen Turam dhe Mkhitarjan në fushë Arnautoviç dhe Fratezi.
61′ Zëvendësim tek Inter, largohet Dumfris në vendin e tij De Vraj.
55′ Dy zëvendësime tek Frozinone, largohen Lirola dhe Çuni, në fushë Ibrahimoviç dhe Çedira.
48′ GOOOL INTER 2-0/ Çalhanoglu nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat! (VIDEO)
47′ Spektakolar Turam që dhuron spektakël në zonën e Frozinones dhe fiton penallti. Sa shumë klas në këmbët e francezit (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
43′ GOOOL INTER 1-0/ Eurogol i Dimarkos, zikaltërit kalojnë në avantazh. Mbrojtësi lëshon një predhë nga mesfusha, duke shtangur portierin kundështar. (VIDEO)
40′ Mkhitarjan provon të shërbejë për Barelën, i cili ishte i vetëm me portën e boshatisur, por mesfushori nuk i gjen dot kohën topit.
33′ Interi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme, por mungon saktësia para portës.
18′ Kombinim fantastik në sulm, Barela pason për Lautaron që lëshon një predhë, por devijon bukur portieri Turati që largon rrezikun në këndore (VIDEO)
10′ Interi “flirton” me golin e avantazhit, pas devijimit të topit me kokë nga Açerbi, nuk përfiton aty Turam, i cili ishte shumë pranë vijës fatale (VIDEO)
9′ Ndizet sfida, Lautaro Martinez kërkon 11-metërsh pas një ndërhyrje nga mbrojtësi kundërshtar, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt! Kemi të bëjmë vetëm me goditje këndi (VIDEO)
8′ Interi ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Frozinones, por mungojnë gjuajtjet drejt kuadratit!
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL