Tuesday, 24. March 2026
Sport

Fanella me emrin e një vajze izraelite të rrëmbyer në Gaza u vendos në dhomën e zhveshjes në “Fadil Vokrri”

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Krahas fanellave të lojtarëve të Izraelit, në dhomën e zhveshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri” u vendos edhe një fanellë pa numër dhe me emrin “Nave”.

Nave Shoham është një vajzë 8-vjeçare izraelite e cila u rrëmbye nga militantët e Hamasit në Gaza.

Ajo u rrëmbye bashkë me familjen e saj, ndërkaq militantët e Hamasit rrëmbyen edhe gjithë familjen e saj.

Andaj, izraelitet vendosën që emri i saj të jetë pjesë e ekspeditës së Izraelit në ndeshjen e parë që prej kur nisi lufta në Lindjen e Mesme.

Kosova triumfoi 1:0 kundër Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Milot Rashica ishte autori i golit që vulosi epilogun përfundimtar të përballjes./Lajmi.net/

Teilen: