Saturday, 21. March 2026
Sport

Tuhel komenton duelin Milan-PSG: Kuqezinjtë shumë të fortë, u treguan mbresëlënës. Në finale dua të përballem me…

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Bajern Mynih siguroi matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ve pas suksesit 2-1 me Gallatasarain. Në një prononcim për shtypin francez, trajneri gjerman, Tomas Tuhel i cili drejtoi PSG-në në periudhën korrik 2018-dhjetor 2022, u ndal edhe te sfida Milan-PSG.

tuhel

E ndoqa ndeshjen Milan-PSG, sepse jam argëtuar shumë në Paris me skuadrën franceze. Milani ishte shumë i fortë, kuqezinjtë u treguan mbresëlënës. Ata luajtën me shumë intensitet. Gjithsesi, unë mbetem i bindur se PSG-ja do të kualifikohet. Edhe pse grupi është shumë i vështirë.

A do të doja të përballesha me PSG-në? Nuk më pëlqen të ndeshem me skuadrat e mia të vjetra. Por në finale, po”, u shpreh Tuhel

PANORAMASPORT.AL

Teilen: