• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli gjen zëvendësuesin e Garcias

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli raportohet se i ka ofruar Igor Tudorit mundësinë për të zëvendësuar Rudi Garcian.

Trajneri kroat ka qenë në bisedime të drejtpërdrejta me Napolin dhe presidentin, Aurelio De Laurentiis, këtë të hënë.

Sipas raportimeve, Tudor do t’u ketë paraqitur idetë e tij futbollistike përfaqësuesve të Napolit si dhe do të dorëzojë disa kërkesa personale.

“Sky Sport” raporton se 45-vjeçari do të kishte dashur në mënyrë ideale një kontratë më të gjatë në Napoli, por është i gatshëm të pranojë kushtet e përcaktuara nga De Laurentiis dhe ekipi i tij. Një vendim përfundimtar është ende duke u diskutuar.

Atij thuhet se i është ofruar një kontratë e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit aktual.

Konfirmimi zyrtar i shkarkimit të trajnerit aktual të napolitanëve, Rudi Garcia, është ende në pritje. Nga mediat italiane është raportuar se vendimi për shkarkimin e tij u mor menjëherë pas humbjes ndaj Empolit të dielën.

Madje, 59-vjeçari raportohet se është kthyer tashme krejtësisht në vendlindjen e tij, në Francë.

Besohet se Garcia nuk do të japë dorëheqjen nga pozita e tij, që do të thotë se Napoli do të duhet ta shkarkojë atë dhe të negociojë për shumën që duhet t’i paguajë si dëmshpërblim.

Incontro De Laurentiis-Tudor: offerto un anno di contratto#SkySport #SkySerieA #SerieA #Napoli #Tudor https://t.co/iS41hzO3v0

— skysport (@SkySport) November 13, 2023

Next Post

“I kalon 41 golat e Levës”, legjenda e Bajernit vendos bast për Herri Kejnin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.