AS Roma, skuadër e cila drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho është duke e kërkuar futbollistin e Arsenalit, Jakub Kiwior.
“Tuttomercatoweb” shkruan se Mourinho është gati të godas Arsenalin për të rrëmbyer mbrojtësin Kiwior.
Strategu portugez, i cili po kalon sezonin e dytë në krye të romakëve tashmë është duke menduar që të forcojë akoma më shumë mbrojtjen e Romës.
23-vjeçari u transferua tek Arsenali para një vit, por ka luajtur shumë pak.
Kiwor është edhe reprezentues i Polonisë.
Mourinho shpreson se do të sigurojë shërbimet e Kiwior fillimisht në formë huazimi duke pasur parasysh situatën financiare të Romës. /Lajmi.net/