Tuesday, 24. March 2026
Sport

Geta Beqa: Medalja e artë në Kampionatin Mesdhetare është trashëgimi e rëndësishme dhe shkëlqim që mbetet në historinë e sportit

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gentiana Beqa para disa ditësh ka rrëmbyer medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut në Spanjë.

Kampionia shqiptare u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”.

Sportistja jonë pas triumfit në Spanjë i ka disa fjalë për suksesin e saj.

“Fitorja në Kampionatin e Mesdheut është një emocion i pazëvendësueshëm. Ndjenja e arritjes së një fitoreje është një mundësi për të shpërbluar përkushtimin, talentin, dhe punën e palodhur një triumf personal dhe një krenari për vendin tim”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”. /Lajmi.net/

Teilen: