Që prej 12 gushtit, “kollosi” brazilian i mbrojtjes së Real Madrid, Eder Miliato ndodhet jashtë fushave të blerta, kjo për shkak të një dëmtimi në gju, të marrë në përballjen e parë të këtij sezoni të La Liga, në transfertën e “baskëve” të Athletic Bilbao.
Mirëpo, pavarësisht se i dëmtuar e nuk luan prej 3 muajsh, sërish “galaktikët” e futbollit spanjoll kanë vendosur t’i shpërblejnë performancat e mira të brazilianit me një kontratë të re, e cila pritet të jetë “faraonike”.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, kontrata e re pritet të nënshkruhet këtë jave, teksa do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2029, por paga dhe klauzola, nëse do të ketë, ende nuk janë bërë zyrtare, nga 14 herë fituesit e Champions League.
Ndërkaq, kujtojmë se kjo periudhë ka qenë me shumë “ngarkesë”, përsa i përket pjesës së rinovimeve të kontratave, te “gjigantët” spanjollë, teksa deri më tani klubi ka firmosur marrëveshjet e reja me plot katër lojtarë “bërthamë” të ekipit, Vinicius Junior, Edoardo Camavinga, Rodygo e Federio Valverde.