Monday, 23. March 2026
Sport

Kujtim për turpërimin ndaj portierit, paratë false që u hodhën kundër “Dollaruma” shiten në rrjet

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Milanit dhe PSG-së në “San Siro” do të kujtohet për fitoren e kuqezinjve që ringjallën shanset e tyre në Ligën e Kampioneve, por edhe për protestën e tifozëve kuqezinj ndaj Xhanluixhi Donarumas. Pjesë e saj ishin edhe hedhja e kartëmonedhave të quajtura “Dollaruma”.

asdasdsadsad

Dollarët fals ishin modifikuar nga ultrasit e Milanit me fytyrën e portierit dhe fyerje ndaj lojtarit italian i cili i braktisi dy vite më parë për t’iu bashkuar parisienëve. Pamjet e shiut të kartëmonedhave dhe vetë Doanrumën që i pastronte nga fusha, bënë xhiron e rrjetit për ditë me radhë.

Tani ato kartëmonedha trajtohen si relike me vlerë dhe mediat italiane kanë bërë të ditur se kanë nisur të shiten në rrjet, në faqe të specializuara për tifozët. Kartëmonedhat shiten nga 3 deri në 5-6 euro copa, apo edhe me tufa prej 15 copësh që arrijnë në 50-60 euro. Gjithçka për të kujtiar një natë ku protagonist ishte Milani, por edhe “Dollaruma”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: