Nënshkrimi i Bajernit me Herri Kejnit ka rezultuar “basti” i sigurt që në javët e para të sezonit. 21 gola dhe 7 asiste pas 15 takimesh, statistikat e bomberit ishullor me fanellën e kampionëve gjermanë në të gjitha kompeticionet.

Prestigjiozja “Bild” ka zbuluar detaje interesante nga klauzola e skuadrës nga Mynihu me Kejnin. Konkretisht nëse Herri ia del të finalizojë më tepër se 40 gola në të gjitha garat, sulmuesi 30-vjeçar do përfitojë 250 mijë euro bonus.
Kuotë qesharake, ndonëse mundësia që shifra në fjalë të arrihet është thuajse e sigurt, marrë në konsideratë numrin e lartë të golave deri në këtë pikë të sezonit. Thuhet se Kejn e ka pagën në klub midis 23- 25 mln euro, futbollisti më i paguar në Gjermani.
PANORAMASPORT.AL


