Sunday, 17. May 2026
Sport

Mediumi zviceran: Pse kombëtares së Zvicrës i duhen djem si Jashari?

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në mediumin zviceran “Blick” Patrick Mäder ka bërë një analizë interesante në lidhje me futbollistin Ardon Jashari i cili para pak ditësh e ka refuzuar kombëtaren e Zvicrës U21!

“Pse kombëtares së Zvicrës i duhen djem si Jashari?

Kapiteni i Luzernit, Ardon Jashari, 21-vjeçari ka cilësi që kombëtarja e Zvicrës duhet t’i ndërtojë në të ardhmen.

Ashtu siç ndërton prej vitesh mbi Granit Xhakën.

Po, është irrituese ajo që bëri Ardon Jashari. 

Kapiteni i FC Luzern me siguri është goditur me të drejtë në çati nga të gjitha anët. 

Me sa duket ishte i zhgënjyer që Murat Yakin nuk e kishte nominuar për ekipin A, ku padyshim e sheh veten, pasi ishte aty në

Katar një vit më parë kur kombëtarja arriti në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës.

Por zemërimi moral që ka shpërthyer ndaj Jasharit ditëve të fundit është ndoshta i ekzagjeruar”, shkruan mes të tjera.

Teilen: