• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus harron “fantazistin” italian, “Zonja e Vjetër” e fiksuar pas “yllit” armen

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa sezonesh tashmë, “bardhezinjtë” e Juventus kërkojnë me ngulm transferimin e anësorit italian, Domenico Berardi, në “Allianz Stadium”, mirëpo sezon pas sezoni, “zijeshilët” e Sassuolo po rezistojnë, me 29-vjeçarin, që ka kaluar gjithë jetën e tij te klubi nga Emilia-Romagna dhe duket se ashtu do të vazhdojë, pasi “Zonja e Vjetër” ka ndryshuar “objektiv”.

Fokusi i 36 herë kampionëve të Italisë, tashmë ka kaluar në kampionatin rus, aty ku “bardhezinjtë” po mbajnë nën vëzhgim talentin armen, të Krasnodar, Eduard Spertsyan, i cili mund të luajë në 3 pozicione të ndryshme në sulm, si anësor nga të dyja krahët dhe si “numër 10”.

Klubi rus kërkon minimalisht 15 milionë euro për 23-vjeçarin, shifër kjo që nuk duket të jetë aspask problem për bilancet e “Zonjës së Vjetër”, teksa kujtojmë se në 15 sfidat e kampionatit rus, Spertsyan ka arritur të shënojë 7 gola, si dhe të dhurojë 3 të tjerë, për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Next Post

EURO 2024/ Jo vetëm Shqipëria në fushë, por edhe Anglia me Italinë. Njihuni me duelet e sotme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.