Sunday, 17. May 2026
Sport

Probleme për Realin e Brazilin, lëndohet Vinicius Jr

GS 17/11/2023 1 Min. Lesezeit

Pas, Aurelien Tchouamenit edhe një tjetër ylli i Real Madridit është lënduar.

Bëhet fjalë për Vinicius Jr, i cili u lëndua në ndeshjen e Kombëtares së Brazilit, shkruan lajmi.net.

Anësori i Real Madrid u zëvendësua në ndeshjet kualifikuese të Brazilit për Kupën e Botës kundër Kolumbisë.

Ai u zëvendësua në minutën e 26-të.

Sulmuesi po bënte gjeste drejt pjesës së sipërme të këmbës së tij të majtë dhe u hoq nga gara menjëherë dhe u zëvendësua nga Joao Pedro.

Lëndimi është goditja e dytë që Vinicius ka pësuar këtë fushatë.

Ai dëmtoi të njëjtën këmbë kundër Celta Vigos në gusht, dhe si rezultat ishte jashtë fushës për një muaj. /Lajmi.net/

 

 

Teilen: