• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka është “truri” i Europës, njihuni me statistikat fenomenale të “regjizorit” të Çabi Alonsos

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Heroi i heshtur”, termi më i përshtatshëm për të përkufizuar aventurën e mesfushorit Granit Xhaka me fanellën e Bajer Leverksuenit. Edhe pse lojtari me origjinë kosovare ende nuk e ka nuhatur golin në Bundesligë, sërish ka dhënë kontribut të çmuar si urë lidhëse mes prapavijës dhe fazës sulmuese.

jgkfjg

Statistikat e fundit i japin të drejtë Çabi Alonsos, i cili e konsideron si trurin e ekipit. “Aspirinat” në sezonin aktual janë në krye të ligës gjermane dhe nuk janë mposhtur në asnjë takim, tregues i frymës së hekurt. Më poshtë po ju prezantojmë me statistikat e Xhakës, të cilat do t’i kishte zili edhe futbollistët më të mirë në botë rreth profilit të numrit “6”.

XHAKA “I ARTË”- Ndonëse Granit Xhaka mban mbi shpinë 30 vjet, vazhdon të ketë të njëjtat reflekse “të arta” si dikur, aftësi prej lideri, krijuesi i hapësirave për shokët dhe shkatërrimi e aksioneve ndaj rivalëve. Vetëm në Bundesligë Xhaka krenohet me 92.6% të shkallës më të lartë në kalime, çka lënë mbrapa këdo në këtë ligë. Joshua Kimish nuk e kalon dot shifrën e 90.8%. Por kjo nuk është e gjitha, Graniti ka realizuar me sukses më shumë pasa në të tretën e fundit të fushës mike, 129.

Joshua Kimish, Gavi apo Modriç nuk i mbetet gjë tjetër përveçse t’i “përulen” në këtë rast Xhakës, e përkthyer si lojtari me të dhënë më të lartë në kategorinë e sipërpërmendur përgjatë ciklit 2023- 2024. Me tej, 1017 pasime të sakta, 216 kalime në 30 metrat e fundit, shto 129 pasime në të njëjtën distancë të fushës. Ndërsa pasa koncizë në portë janë 15. Të gjithë komponentët e mësipërm të arritur prej Granitit na japin tablo të qartë se përse funksionon në perfeksion “makineria” Leverkusen, teksa ka lënë në vijë të dytë edhe kampionët e Bajernit.

Ksabi Alonso insistoi në merkaton e verës për ta bërë të tyrin lojtarin me origjinë kosovare, i cili inkuadrohej tek Arsenali. Bordi i “aspirinave” ia plotësoi dëshirën teknikut iberikas, e pasuar me 15 milionë euro shpenzim, por që po i jep frytet shumë shpejt dhe pritshmëritë kanë filluar të rriten.

GFGV

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Luis Diaz përmbys i vetëm Brazilin dhe i dhuron fitoren Kolumbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.