Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ U lirua pak ditë më parë nga pengmarrësit në Kolumbi, babai i Luis Diazit shpërthen në lot pas golave të sulmuesit ndaj Brazilit

GS 17/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Liverpulit, Luis Diaz i dhuroi triumfin Kombëtares së tij përballë Brazilit. Falë dy golave me kokë të shënuar për 4 minuta, Kolumbia mori fitoren e parë në një sfidë eliminatoresh Kupe Bote kundër Brazilit.

Diaz

Ai që festoi më tepër këtë fitore padyshim ishte babai i Diazit i cili vetëm pak ditë më parë u lirua nga pengmarrësit në Kolumbi. Ai ka shpërthyer në lot dhe tashmë videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Virale janë bërë videot e festimit të babait të 26-vjeçarit, i cili qante si fëmijë nga lumturia e madhe e golave kundër Brazilit. (VIDEO)(VIDEO) + (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: