Sunday, 17. May 2026
Sport

Polonia dhe Çekia i bëjnë “dhuratë” Shqipërisë, kuqezinjve u mjafton një pikë ndaj Ishujve Faroe të mbyllin kualifikimet si lider

GS 17/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga përzgjedhësi brazilian, Sylvinho kanë mundësi të përfundojnë kampanjën kualifikuese në vendin e parë në grup.

Shqipërisë do t’i mjaftojë vetëm një pikë ndaj Ishujve Faroe, tri ditë më vonë, në Tiranë, për të siguruan pjesëmarrjen në Evropian nga vendi i parë në Grupin E.

Kjo për shkak të barazimit të Polonisë dhe Çekisë 1:1 të premten mbrëma (sot) në Varshavë.

Shqipëria është e para me 14 pikë, dy më shumë se Çekia dhe tri më shumë se Polonia e treta./Lajmi.net/

Teilen: