Sunday, 17. May 2026
Sport

Sylvinho nuk i përmban emocionet, kjo është festa e “çmendur” me tifozë pas kualifikimit

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Pas kualifikimit janë publikuar video të trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos  duke festuar me tifozët në stadium.

Ata që kanë qenë të pranishëm në tribunat e stadiumit, ku kanë parë se si në fund tekniku shkoi dhe u dha dorën me radhë shumë tifozëve, duke mos kursyer foto me ta apo edhe përqafime mjaft të ngrohta.

Teilen: