Përfaqësuesja e Gjer manisë do të për ballet me Turqinë mbrëmjen e sotme në Berlin dhe trajneri, Julian Nagelsman, do të ketë mundësi të krijojë ide më të qarta drejt turneut madhorë “Euro 2024”. Në prag të duelit në fjalë, tekniku 36-vjecacr ka analizuar pika kyçe të ekipit, nga përmirësimi i mbrojtjes deri tek lojtarë me premisa në aventurën e Kampionatit Europian që do të mbahet në shtëpinë e tyre.
Megjithatë lajmi më i bujshëm përkon me lëndimin e portierit MarkAndre ter Shtegen, i cili është detyruar të largohet nga grumbullimi, si pasojë e një problemi në shpinë.
LËNDIMI I TER SHTEGEN – “Mar-Andre do të mungojë në dy takimet e radhës. Ai ka dhimbje në shpinë dhe sot do të kthehet në Barcelonë për t’u riaftësuar më i qetë. Nuk ka kuptim të rrezikojmë në këtë situatë. Do e analizojë me kujdes se kush do e mbulojë rolin e numrit ‘1’. Përsa i përket temës së rikthimit të Nojerit, nuk bëhet fjalë. Në ekip përfshihen lojtarët në bazë të performancës dhe Manueli duhet të pres edhe ca kohë”, tha Nagelsman.
MBROJTJA – ”Synojmë të kemi stabilitet. Krijimi i murit kompetitiv ndaj sulmuesve rivalë duhet të rregullohet sa më parë. Ne kemi synime të mëdha. Filozofia që kërkoj të aplikojë bazohet në dominimin e lojës, aty ku edhe mbrojtja duhet të jetë në të njëjtën nivel si pjesa tjetër e reparteve”.
PROTAGONIST – ”E vlerësoj së tepërmi kreativitetin dhe guximin e Florian Virc. Punëtor dhe vrapon pa fund. Ka të njëjtën qasje në lojë sikurse te Leverkuseni, ç’ka do të thotë se ka fituar pjekuri. Përulësia e xhevahirit të kryesusve të Bundesligës vlen si model për të gjithë grupin. Na nevojiten më tepër lojtar si Xhamal Musiala apo Virc, sepse janë të aftë në krijimin e shanseve për gol nga hiçi”, vijojë me nota superlative karshi binomit Virc-Musiala, trajneri i 4 herë kampionëve të botës.
KRAHU I DJATHTË – ”Ne po kërkojmë 11-tëshen me të mirë përpara Kampionatit Europian. Aktualisht kemi si opsion kryesor Benjamin Henriks. Mbrojtësi i Lajpcig prezanton stabilitet dhe rrjedhshmëri në prapavijë”.
RIVALI – ”Ekipi turk nuk ka si referencë lojën, por rezultatin dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka për të marrë rezultatin. Supozoj se ata do të shtyjnë lart në mbulim, me qëllim presioni dhe prishjen e organizimit të lojës me topa nga mbrapa nga ana jonë. Kundërshtarë që luajnë hapur dhe me guxim”, përfundoi trajneri Nagelsman. Për Julianin ky do të jetë testi i tretë me “pancerat”. Ai numëron një fitore dhe një barazim, teksa në mbrojtje nuk i ka gjetur dot balancat.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL