Sunday, 22. March 2026
Sport

Zvicër – Kosovë, biletat deri në 100 franga

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen para stadiumit “Sant Jakob Park”, aty ku sonte do të luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës.

Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.

“Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha RTKL një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.

Teilen: