Sunday, 29. March 2026
Sport

Sot në fushë ndaj Gjibraltarit, Turam kërkon konfirmimin edhe me Francën

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për “Euro 2024”, Franca pret Gjibraltarin. Kombëtarja, nënkampione e botës, tashmë ka siguruar kalimin për në fazën finale të turneut që do të luhet në Gjermani verën e ardhshme. Mbape me shokë, në fakt, deri më tani kanë fituar të gjashtë ndeshjet e planifikuara në grupin B, duke shënuar 13 gola dhe duke pësuar vetëm një.

TURAM

Përballë “Les Bleus” do të jetë matrikulla Gjibraltar, e fundit e grupit me zero pikë, zero gola të shënuar dhe 21 të pësuar. Në ndeshjen e parë të luajtur në Algarve të Portugalisë, Franca fitoi me rezultat të pastër 0-3, falë golave të Zhirusë nga penalltia, Mbapesë dhe autogolit të Mouelhit.

Teorikisht e lehtë, kjo ndeshje mund të jetë një shans i artë për Zhirunë dhe Mbapenë, për të shtuar numrin e golave në kombëtare, edhe pse në krye të sulmit pritet të niset Markus Turam që kërkon të konfirmohet edhe te Franca, pas Interit.

FRANC

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: