Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.
Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes ka reaguar tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët”, të cilët kanë falënderuar lojtarët për emocionet.
“I falënderojmë djemtë Dardanë për emocionet që na ofruan sot. Rezultati nuk ishte më i miri pasi nuk na mundëson kualifikimin e shumëdëshiruar në Evropian, por ishte për t’u vlerësuar maksimalisht angazhimi i futbollistëve që dhanë gjithçka në fushë. Forca Kosova!”, thuhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e tifozëve kosovarë.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë të martën. /Lajmi.net/