Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Fershtapen një “tiran”, fiton edhe në Las Vegas

GS 19/11/2023 2 Min. Lesezeit

Piloti holandez i Red Bull nuk ka të ngopur duke fituar edhe Çmimin e Madh në Las Vegas, në garën e parafundit të Botërorit të Formulës 1. Për pilotin në fjalë kjo është fitorja e 18-të sezonale. Eventi, i cili I transmetua drejtëpërdrejtë në RTSH, ishte një shfaqe e madhe për mënyrën si rrodhën ngjarjet.

Kampioni në fuqi nisi garën me një penalizim prej 5 sekondash pasi nxorri jasht piste Lëklerk. Ky episode nuk pengoi Maksin “e çmendur” që të kalonte i pari vijën e finishit.

Shfaqje dhuruan edhe Lëklerk së bashku me Perez. Piloti monegask arriti që të renditej i dyti e Ferrarin e tij pasi kaloi më kthesën e fundit meksikanin e Red Bull. Beteja mes të dyve do të mbahet mend gjatë në një circuit, i cili ishte i veçantë pasi flamurin e finishit e valviti Xhastin Biber.

Në rrugët e qytetit të lojrave të fatit Red Bull hyri në historinë e këtij sporti duke fituar garën e 20/të sezonale. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një veturë të fitonte 20 Çmimë të Mëdha në një Botëror të vetëm.

 

Teilen: