Sunday, 17. May 2026
Sport

Trajneri i Ishujve Faroe: Ndaj Shqipërisë aplikojmë disa skema të reja

GS 19/11/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares së Ishujve Faroe, Jakan Ericson ka thënë se skuadra e tij në ndeshjen kundër Shqipërisë do t`i aplikojë disa skema të reja.

Shqipëria tashmë është kualifikuar në Euro 2024, ndërsa Ishujt Faroe zë vendin e fundit në grup.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, është shprehur Ericson.

Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe zhvillohet të hënën (20 nëntor) në stadiumin “Air Albania” në Tiranë duke filluar nga ora 20:45.

Teilen: