Joshua Kimish nuk po përjeton momente pozitive në karrierë. Pas përplasjes verbale me trajnerin Tuhel dhe pezullimit si pasojë e kartonit të kuq ndaj Darmshtad në Bundesligë, duket se mesfushori 28-vjeçar nuk po gjen paqe as te Gjermania.
“Bild” raporton se trajneri, Julian Nagelsman, është i zhgënjyer nga paraqitja e Joshuas në dhomat e zhveshjes dhe aludimet vijojnë se futbollisti me numër “6” në kampin e bavarezëve rrezikon të kthehet në një opsion në planet e Nagelsmanit.
Besimi i “verbër” karshi Gyndoan dhe studimi i detajuar i opsioneve mes Paskal dhe Goreckës mund ti japë fund përfundimisht rolit si titullar i padiskutueshëm në përfaqësuese.
Edhe pse u tha se marrëdhënia e tyre do të forcohej më tepër pas emërimit të Julianit tek Gjermania, duket se situata ka marrë tjetër drejtim. Javën e shkuar u aludua se Kimish ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit, neglizhenca për shiritin e kapitenit.
PANORAMASPORT.AL