Pas dëmtimeve të pësuar ndaj Leçes një javë më parë, Rafael Leao dhe Davide Kalabria kryen testet e reja mjekësore për të kuptuar shkallën reale të problemeve muskulore. Javën e kaluar, portugezi u largua nga fusha pas 10 minutash lojë, ndërsa kapiteni mbeti në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë.
Leao, sipas asaj që thuhet pas ekzaminimeve të reja vijon të ketë të dëmtuar kofshën e djathtë, ndërsa koha e rikuperimit do të vlerësohet më mirë gjata javës, pavarësisht se synimi është që të jetë gati më 28 nëntor për ndeshjen e Champions-it kundër Dortmundit.
Për Kalabrian, një problem më i vogël, duke qenë se ai pati raportoi një edemë nga mbingarkesa në kofshën e majtë dhe nuk ka dëmtime. Kapiteni do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës me Fiorentinën ndërsa Leao jo.
PANORAMASPORT.AL