Thursday, 26. March 2026
Sport

Yakin sqaron informacionet e fundit për Granit Xhakën

GS 20/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ditëve të fundit po lakohet shumë emri i yllit nga Kosova, kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Zvicra është e gatshme për sfidën  e nesërme (20.45) ndaj Rumanisë, ku luftohet se cila do përfundojë në kreun e tabelës.

Flitet se kapiteni Granit Xhaka mund të jetë i lënduar dhe do të jetë jashtë, por selektori Murat Yakin e thotë të kundërtën.

“Nuk e di nga vjen ky informacion. 

Graniti ka luajtur 90 minuta dy herë. Dhe luan edhe kundër Rumanisë.

Por ne jemi të vetëdijshëm se ritmi është shumë i lartë me kaq shumë lojëra në një kohë të shkurtër”. Ka thënë Yakin.

Teilen: