• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë fati për Ishujt Faroe: Daku lëshoi këtë rast të artë shënimi, portieri mysafir shpëtoi ekipin e tij

20/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Mirlind Daku ka mundur shumë lehtë ta dërgonte Shqipërinë në pushim me avantazh në rezultat ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Rezultati pas fraksionit të parë të lojës ishte i barabartë 0:0, me dominimin e Kombëtares shqiptare, stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku lëshoi rast të artë shënimi në kohën shtesë.

Ai dështoi të realizonte nga pak metra i vetëm me portierin kundërshtar, me këtë të fundit që pati merita të mëdha që Ishujt Faroe nuk janë në disavantazh.

Stadiumi “Air Albania” është i stërmbushur me tifozë të cilët janë në përkrahje të Kombëtares kuqezi.

Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë për të mbyllur kampanjën kualifikuese në vendin e parë në Grupin E./Lajmi.net/

Next Post

“Nuk doja të përballesha me Kielinin”, ish-mesfushori i Romës: Kam qarë kur u largova nga verdhekuqtë, ja trajneri më i mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.