Ndoshta tërheqja e trupit nga ana e Kristantes e gënjeu arbitrin Gil Manzano, i cili ishte i pozicionuar fare pranë aksionit në zonën “Axurre”, në të 92-të, ku të gjithë italianët mbajtën frymën. Por rregullorja thotë se kur arbitri është pranë dhe këmbëngul mbi vendimin e tij, VAR-i nuk mund të ndërhyjë.
Dhe për të kaltrit fatmirësisht ndodhi kjo, sepse pamjet e ripara me shpejtësi të reduktuar bëjnë që të dallohet një kontakt i qartë në kaviljen e Mudryk nga ana e Kristante, duke ofruar të gjitha limitet për një penallti që mund të kishte dërguar Ukrainën dhe jo Italinë në Gjermani:
“Duket qartë që topin e prek Mudryk dhe jo Kristante, që ka një kontakt, pasi kuptohet lehtë edhe nga ngjyra e ndryshme e atletëve. Dhe për mua, ndoshta po, ishte penallti për Ukrainën, por Gil Manzano i pozicionuar mirë bëri që VAR-i, sipas rregullores të mos futej në lojë dhe spanjolli këmbënguli mbi atë që pa nga fusha, ndonëse drejt apo gabuar…”, tha moviolisti italian, Graciano Çezari.
PANORAMASPORT.AL