Saturday, 16. May 2026
Sport

Ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Krahas ndeshjes Kosovës-Bjellorusi, sot do të zhvillohen edhe gjashtë takime të tjera nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024:

Andorra- Izraeli, Kroacia- Armenia, Gjibraltari- Holanda, Greqia- Franca, Rumania- Zvicra dhe Uellsi- Turqia.

Deri sa në të gjitha grupet janë definuar ekipet e kualifikuara, vetëm në grupin “D” ka mbetur të përcaktohet pozita e dytë në mes të Kroacisë dhe Uellsit.

Me këto takime, përfundon kampanja e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 që do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Gjermani.

Teilen: