• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fjalimi pas Turqisë, lojtarët e Gjermanisë janë të zhgënjyer me Nagelsmanin

21/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Disfata me Turqinë ka sjellë edhe pasoja me vete në grupin e Gjermanisë. Julian Nagelsman me detyrën si timonier i kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve nuk është kursyer ndaj lojtarëve të tij, duke mbajtur fjalim kritikues, sipas “Bild”.

nagelsman

FJALIMI I TRAJNERIT- “Ju nuk mund të mendoi vetëm për veten tuaj. Duhet të kuptoni se luani për Gjermaninë dhe tifozët kanë pritshmëri të larta. Paraqitje të tilla nuk na kanë hije, aq me tepër kur ‘Euro 2024’ po afron. Koha të kuptojmë se çfarë do të thotë përgjegjësi”, ishin frazat e Nagelsmanit në dhomat e zhveshjes.

PAKËNAQËSIA- Inkuadrimi i Kai Haverc si mbrojtës i majtë në takimin me Turqinë ka sjellë befasi edhe në grupin e kombëtares gjermane. Leroi Sane dhe pjesa tjetër e ekipit janë çuditur kur janë mësuar me rreshtimin e lojtarit të Arsenalit si mbrojtës i linjës.

“Bild” thekson se futbollistët e “pancerave” e kanë diskutuar si detaj mes njëri-tjetrit, por që ka dalë jashtë kontrollit. Ende nuk ka informacione të qarta nëse kjo situatë do të pritet mirë nga Nagelsman, pra analizimi i taktikave dhe zhvendosjeve që tekniku 36-vjeçar kryen.

Në një kohë kur Gjermani duhet të jetë e bashkuar dhe të funksionojë si grup dalin edhe problematikat e para, të cilat mund të krijojnë terren për krisje të marrëdhënieve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rekordi i Francës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.