Monday, 16. March 2026
Sport

Kërkohet fitorja për të harruar turpërimin në Rumani

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kërkohet fitorja për të harruar turpërimin në Rumani, njihuni me formacionet zyrtare të Mali i Zi U21-Shqipëri U21!

Kombëtarja Shpresa zbret sot në fushë përballë Malit të Zi në transfertë, në orën 15:00, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”.

Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të kërkojnë që të harrojnë turpërimin që morën përballë Rumanisë disa ditë më parë , kur u mundën 5-0 dhe të ngjiten sërish në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka arritur vetëm një fitore përballë Armenisë në këtë fushatë kualifikuesesh.

Teilen: