Saturday, 16. May 2026
Sport

Franca barazon në Athinë

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Franca kthehet me një pikë nga ballafaqimi i fundit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Greqia ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj nënkampionit të botës, Francës.  

Për Greqinë shënuan Bakasetas (56′), Ioannidis  (61′) e për Francën Kolo Muani (42′) e Fofana (74’) .

Franca ka përfunduar në vend të parë në Grupin B me 22 pikë, pasojnë Holanda me 18, Greqia 13, Irlanda 6 dhe Gjibraltari 0 pikë.

Franca dhe Holanda janë dy ekipet e para të grupit B që siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Teilen: