• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muslija: Kosovës i mungoi vetëm goli, nuk e di pse nuk po na ecën

21/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit, shkruan lajmi.net.

Florent Muslija pas ndeshjes tha se Kosovës i mungoi vetëm goli.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne dhamë maksimumin, por e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, nuk bëmë dot golin”.

“Unë mund të them që jam në formë me skuadrën time, jam duke bërë mirë. Megjithatë edhe këtu jam duke dhënë maksimumin, pasi është skuadra e vendit tonë, por nuk e di pse nuk po na ecën”.

“Deri para tre ndeshjeve të fundit ishim shumë mirë, por në tre ndeshjet e fundit nuk e kuptova pse nuk na eci. Prisja kualifikimin në të vërtetë, por nuk e di pse nuk mundëm të merrnim rezultate pozitive”, tha Muslija për SuperSport.

Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.

Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla./Lajmi.net/

Next Post

Shqipëria nuk është e vetmja me pak eksperiencë në Europian, shihni sa pjesëmarrje kanë të gjithë skuadrat e kualifikuara

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.