Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të kualifikohet për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Europian. Pas eksperiencës në Francë 2016, kuqezinjtë kanë mundësinë të tregojnë sa vlejnë edhe në Gjermani 2024.
Megjithatë, Shqipëria nuk është e vetme mes përfaqësueseve me pak eksperiencë në këtë turne. Bashkë me kuqezinjtë, vetëm për herë të dytë në histori regjistron pjesëmarrjen e saj edhe përfaqësuesja e Sllovenisë.
E dyta në fakt është edhe për Serbinë, e cila më parë ka marrë pjesë për 4 edicione si Jugosllavia.
Sa u përket ekipeve me më shumë pjesëmarrje, e para në listë është Gjermania që do regjistrojë praninë për herë të 14, e ndjekur nga Spanja me 12.
RENDITJA
14 Gjermania
12 Spanja
11 Anglia, Franca, Holanda, Çekia*, Italia
10 Danimarka
9 Portugalia
7 Belgjika, Kroacia
6 Rumania, Turqia, Zvicra, Sllovakia*, 6 Serbia**
5 Hungaria
4 Austria, Skocia
2 Shqipëria, Sllovenia
* Përfshirë si Çekosllovakia
** Përfshirë si Jugosllavia
PANORAMASPORT.AL