Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.
“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit.
Pas ndeshjes foli edhe mbrojtësi Fidan Aliti që u shpreh i zhgënjyer me pozicionin e Kosovës në fund të kualifikimeve.
“Kualifikimi ka mbaruar dhe realiteti është tabela. Ajo nuk rren. Jemi të zhgënjyer sepse kemi dashur së paku të mbesim para Bjellorusisë, pasi u mbyll puna e kualifikimit”.
“Pas ndeshjes nuk di çfarë të them për ekipin, pasi kemi dhënë gjithçka në fushë dhe nuk patëm fat për gol dhe ata në mposhten vetëm me një rast në 90 minuta”.
“Ndryshime? Herët është me fol për këtë punë. Duhet të ulemi të gjithë bashkë dhe ta analizojmë çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte keq. Duhet të provojmë për të përmirësuar situatën dhe ta dërgojmë Kosovën përpara”.
“Shpresojmë të ri ngrihemi. Dëshira e lojtarëve është në maksimum, pasi e japim maksimumin në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”, përfundoi mbrojtësi.
Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.
Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla./Lajmi.net/