Saturday, 16. May 2026
Sport

Broja e tregon klasin dhe nuhatjen për golin, Chelsea krenohet me shqiptarin

GS 22/11/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra londineze Chelsea mahnitet nga realizimi i Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar tregon gjithë klasin dhe nuhatjen për golin.

Armando Broja është ende duke punuar për t’u kthyer në formën më të mirë te Chelsea.

Reprezentuesi 22-vjeçar i Shqipërisë nuk u ftua as te Kombëtaraj, në mënyrë që një tjetër dëmtim të mos i prish planet e karrierës.

Së fundmi, Chelsea tregon se Broja ndodhet në formën optimale.

Madje goli i sulmuesit shqiptar ku shpaloset gjithë klasi dhe nuhatje, i ka mahnitur të gjithë.

Teilen: