• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kejn “zhgënjen” tifozët bavarezë: Europiani më i rëndësishëm se Championsi

22/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Bajernit, Herri Kejn, është prononcuar për mediat angleze, aty ku arsyeja e largimit nga Totenhemi ende “vlon”. 30- vjeçari ishullor po përjeton sezon fantastik me ngjyrat e bavarezëve, madje duke shokuar edhe kritikët më të mëdhenj, 17 gola pas 11 javësh në Bundesligë, rekord në ligën gjermane, por jo vetëm. Lojtari me numër “9” në urdhrat e Tomas Tuhelit ka treguar edhe elemente specifike në lidhje me objektivat në sezonin aktual, i cili nuk e pati të vështirë të zgjidhte si parësor suksesin me përfaqësuesen e Anglisë, përpara Champions-it.

kejn

LARGIMI- ”Sigurisht që nuk ishte e lehtë të zhvendosesha nga klubi i fëmijërisë, me të cilin jam rritur në aspektin profesional. 19 vite plot emocione të veçanta, ama mendja ime gjithmonë përkoi me përjetimin e një lige, ekipi dhe kulture të re. Komponentë të caktuar në futboll bashkohen në momentin e duhur dhe jam me fat që në këtë cikël të karrierës gjendem në Mynih. E kam nisur në mënyrën më të mirë te Bajerni. Grupi është i jashtëzakonshëm dhe lojtarët ma kanë bërë më të thjeshtë detyrën si shënues. Grinta dhe uria e skuadrës më shtynë të jap më të mirën time pas çdo ndeshjeje. Ky ekip i ka të gjitha për të mbizotëruar në Europë”, tha me nota të theksuara optimizmi Kejn.

SYNIMI- Herri erdhi me qëllim të qartë në klubin më të titulluar në Gjermani, fitimin e trofeve, pas thatësirës në kampin e “gjelave” londinezë, duke mos siguruar qoftë edhe një medalje të vetme si triumfues. Liga e Kampionëve u cek si pika ku e theu “dashurinë” Kejn-Totenhem, aty ku Tomas Tuhel i premtoi se ata janë në gjendje të mposhtin çdo rival me yllin anglez në kontingjent. Por “thumbat” në prononcimin për “Channel 4”, duket se e rrëzojnë hipotezën fillestare, teksa kryeshënuesi i “tre luanëve” që vendosi si primar suksesin në “Euro 2024”, mbi Champions-in: “Synoj të fitoj gjithçka të mundshme në etapën aktuale, nga Bundesliga, Liga e Kampionëve e deri te Kampionati Europian. Nëse më duhet të marr një vendim se kush kompeticion e shoh si më të rëndësishëm, zgjedh ‘Euro 2024’. Përgjatë turneut të fundit që u zhvillua në shtëpinë tonë, i shkuam shumë pranë, por fati dhe disa gabime na ndëshkuan.

Mendoj se jemi pjekur për ta përmbysur kupën e dështimeve. Uria në kombëtare është shtuar dhe me jep besim se do të prezantojë indikacionet e duhura në Gjermani, para vendit ku do të mbahet gara më e prestigjioze në kontinentin e vjetër rreth përfaqësueseve. Përfshirja në Bundelsigë m’i ka shtuar disa virtyte repertorit tim përpara portës rivale, të cilat besoj se do më nevojiten verën e ardhshme”, përfundoi mes buzëqeshjeve Herri Kejn. Pyka e Anglisë numëron 62 gola me kombëtaren në distancën e 89 prezencave, rekordmen në gjirin e Garet Sauthgejt. Franca dhe anglezët kuotohen nga kompanitë e basteve si favoritët në “Euro 2024”, ndërsa mbetet të shihet me interes reagimi i tifozëve të Bajernit dhe gjermanëve pas kësaj replike nga Herri, marrë në konsideratë rivalitetin e ashpër Angli-Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Në Gjermani shkojnë 23 lojtarë, tani nisin dilemat për Sylvinhon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.