Saturday, 16. May 2026
Sport

“Nuk po funksionon asgjë”, shpërthen kapiteni Gyndoan: Koha të reflektojë, përndryshe do të jetë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Europian

GS 22/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ilkai Gyndoan, me shiritin e kapiten në humbjen ndaj Austrisë është shfryrë në zonën e intervistave, duke thënë se problemet në ekip janë të dukshme, madje jo vetëm në prapavijë:

87e596f8-ee4e-4f19-92d5-2fe2da8c4a5b

“Nëse do të thoja se mbrojtja ishte problemi i vetëm, do të gënjeja. Grupi nuk po funksionon. Ishim ne që ua bëmë të thjeshtë fitoren austriakëve. Mjafton ta analizojmë nisjen e lojës nga mbrapa për të kuptuar ngërçin e skuadrës.

Kartoni i kuq i Sanes i përmblodhi të gjitha. Koha të reflektojë, përndryshe do të jetë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Europian”, përfundoi Gyndoan, i cili u zëvendësua pas pjesë së parë, si zgjedhje e Nagelsmanit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: