Futbollisti brazilian, Dani Alves është në një problem mjaft të madh, pasi prokuroria spanjolle i kërkoi gjykatës dënimin deri në nëntë vjet për këtë lojtar për veprën seksuale që kreu kur përdhunoi një vajzë.
Alveš është ende në gjyq për akuzat se ka përdhunuar një vajzë më 30 dhjetor 2022 dhe më pas u arrestua pasi u dorëzua me iniciativën e tij, përcjell lajmi.net.
Ai dhe vajza kishin një “marrëdhënie” në një klub nate në Barcelonë, pas së cilës ajo e denoncoi.
Dani Alves u përpoq të mohonte gjithçka, duke u mbrojtur se ishte një kënaqësi e ndërsjellë, ndërsa ishte edhe para katër dëshmitarëve të tjerë.
Gjithashtu, përveç dënimit me nëntë vjet, ai i kërkohet të paguajë edhe 150 mijë euro për viktimën, ndërsa më pas kërkojnë që ai të jetë nën vëzhgim për 10 vite.
Alves ka kaluar tashmë 10 muaj në burg./Lajmi.net/