• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aplikimet për seleksionimet me futbollistët e vitlindjes 2006-2009, 27 nëntori afati i fundit

23/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në datat 4 deri në 7 dhjetor 2023, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shqipëri, Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Seleksionimet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem të vitlindjes 2006-2009, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimeve janë hapur që në fillimin e këtij muaji dhe do të mbyllen më datë 27 nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju kujtojë se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe çdokush që preferon të bëhet pjesë e kësaj eksperience unike mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2023 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: [email protected].

Lojtarët e vitlindjes 2006-2007 që do të marrin pjesë në seleksionim duhet të zgjedhin mes datave 4 dhe 6 dhjetor, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2008-2009 duhet të zgjedhin datën 5 ose 7 dhjetor. I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga trajnerët e katër ekipeve kombëtare të moshave si edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea së bashku me përgjegjësin e sektorit të skautizmit dhe përgjegjësin e portierëve.

Seleksionimet do të shërbejnë për zbulimin e talenteve kuqezi, që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen. /FSHF

Next Post

Habit ish-sulmuesi i Francës, ja çfarë thotë për Shqipërinë e Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.