Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri te Përfaqësuesja A e Kosovës.
Pas largimit të Primoz Glihas, tema kryesore e futbollit në vend është tek pasuesi i tij, që pritet ta udhëheq Kosovën në kualifikimet për Botërorin e ardhshëm.
Gliha ishte emëruar përkohësisht në postin e trajnerit të Kosovës, pas shkarkimit të francezit Alain Giresses.
E rreth trajnerit të ri, preferenca interesante patën edhe qytetarët.
Njëri nga ta habiti me fjalët, duke thënë se “nuk ka trajner që mund t’i ndihmojë Kosovës”.
Madje, ai shtoi se trajneri Gliha i është dhimbsur, për shkak edhe të “namit” që kishte ai dikur si futbollist.
Përgjigjjet e plota të qytetarëve për lajmi.net mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/