Disfata e dytë radhazi në kampin e Gjer manisë mund të konsiderohet si dëmi më i vogël, në bazë të raportimeve të fundit. Goditja me duar nga Sane, rrëzoi në fushë mbrojtësin e Austrisë Filip Mvene, në minutën e 49’.
Arbitri Slavko Vinçiç nuk hezitoi për asnjë çast, kartoni i kuq. Tashëm ka filluar të analizohen “pasojat” që pritet ti shkaktohen “agresorit” Sane, pasoja që mund ta përjashtojnë nga ndeshja hapëse e kompeticionit madhor “Euro 2024”:
RREGULLORJA E FIFA-s – Shoqata Botërore e Futbollit (FIFA), e ka të përcaktuar qartë në protokollin e saj se pezullimi i futbollistit për sulme me bryl ndaj kundërshtarit, shkelmim, kafshim apo goditje të qëllimshme dënohet me 3 ndeshje pezullim. Por mund të jetë edhe më i rëndë ,në varësi të shkallës së dhunës së ushtruar ndaj rivalit.
VENDIMI – Komisioni Disiplinor i FIFA-s do e zyrtarizojë skenarin final, se cila do të jetë masa e ndalimit për Sanen në fushën e blertë me Gjermaninë, pa dhënë datë konkrete, por që në bazë të rasteve precedentë, ajo shpallet në një kohë të shkurtër pas ngjarjes.
PASIGURIA – Leroi Sane po e dëshmon me Bajernin se është element jetik në skuadrën e Tomas Tuhel tek bavarezët dhe këtë detaj u përpoq edhe Nagelsmani ta shfrytëzonte te “pancerat”. Ekziston mundësia që anësori të mungojë të paktën 3 ndeshje.
Nëse kjo tablo rezulton e vërtetë, lojtari në fjalë do humbiste shansin për tu përgatitur përpara Kampionatit Europian me grupin e Nagelsmanit, pasi deri në nisje të turneut janë planifikuar vetëm 3 duele.
Panorama më e keqe do përkojë me pezullim prej 4 sfidash, ç’ka do e linte jashtë ndeshjes hapëse të garës më të rëndësishme në Europë, “Euro 2024”.
SANE – Leroi u përpoq ta rregullonte disi gabimin, duke i kërkuar falje tifozëve gjermanë dhe ekipit për gjestin e pahijshëm, i cili prishi balancat në fushë, por këtë veprim nuk e bëri ndaj Filip Mvene, futbollisti i dëmtuar nga situata:
“Marr përgjegjësi të plotë për veprimin e kryer. I kërkojë falje tifozëve që udhëtuan në Vjenë dhe ekipit, sepse e djallosa.
Isha i pakënaqur me paraqitjen time deri në atë pikë dhe kjo ndikoi negativisht në shpërthimin tim të menjëhershëm. Jap fjalën se nuk do më shikoni kurrë më atë gjendje. Kemi shumë punë përpara drejt Kampionatit Europian”, shkroi Sane në rrjetin social “Twitter”.
Pëgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL