Saturday, 16. May 2026
Sport

Skandal: Famëkeqi Gjokoviq me nacionalistët tjerë serbë futen në “Davis Cup” me këngë për Kosovën

GS 23/11/2023 1 Min. Lesezeit

Britania e Madhe dhe Serbia do të përballen sonte në sportin e tenisit në Davis Cup.

Ekipit të Serbisë i prin tenisti nacionalist, Novak Gjokoviq.

Gjokoviq me shokët e tij u futën në “Davis Cup” nën shoqërimin e këngës nacionaliste famëkeqe serbe që i kushtohet edhe Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Gjokoviq është pjesë e skandalave ku bëhet fjalë Kosova, shtet të cilin ai dhe shteti prej nga vjen nuk e njeh.

Ai njihet për qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës.

Duhet theksuar fakti se Gjokoviq u bëri homazhe terroristëve serbë që vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun, më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit./Lajmi.net/

Teilen: