Sherret, trazirat, problemet kanë qenë kryefjala e ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Një tjetër ngjarje e pakëndshme është regjistruar në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve në zonën e Amerikës Qendrore dhe Veriore (CONCACAF), mes Trinidad dhe Tobago kundër SHBA-së. Protagonist negativ ka qenë mbrojtësi amerikan i PSV-së, Serxhinjo Dest, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Milanit.
Ai ka bërë sherr me gjyqtarin e takimit për një rivënie anësore që, ka sjellë ndëshkimin e tij me dy kartonë të verdhë (për rrjedhojë kartonin e kuq), në harkun e 30 sekondave. Sjellja e tij nuk është pritur aspak mirë dhe në ekip, ku kritikat ndaj ish-lojtarit të Barcelonës kanë qenë të ashpra.
Dest ka protestuar fillimisht për topin që sipas tij, nuk kishte dalë dhe për këtë u ndëshkua me të verdhë. Ai ka vijuar të protestojë, duke sharë gjyqtarin dhe rrjedhimisht ka marrë kartonin e dytë të verdhë. As kartoni i kuq nuk ka qetësuar atë që ka vijuar me gjeste ndaj zyrtarit të ndeshjes.
gio looking absolutely appalled, yunus, trying to fix things, ream full on YELLING at and turner pushing him. this was actually crazy. love dest but WHAT was dest thinking 😐 pic.twitter.com/ChQ6OG3E9B
— ًًً (@_captainpulisic) November 21, 2023
PANORAMASPORT.AL