• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superiorja e vajzave, java e 7-të rezervon “klasiken” e Shqipërisë

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtunën do të luhet java e shtatë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Këtë javë do të luhen vetëm tre sfida, pasi ndeshjet Kinostudio – Skënderbeu dhe Laçi – Apolonia janë shtyrë për shkak të angazhimit të disa futbollisteve me ekipin Kombëtar U-17 të vajzave.

Klasikja e futbollit shqiptarë Tirana – Vllaznia do të jetë supersfida e javës. Të dyja ekipet kryesojnë renditjen me pikë të barabarta nga 18-të dhe deri tani nuk njohin asnjë rezultat tjetër përveçse fitores. Kjo ndeshje e rëndësishme për kreun është planifikuar të zhvillohet të shtunën në ora 13:00, në kompleksin “Skënder Halili”.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja Lushnja – Partizani. Deri tani vajzat e Lushnjes nuk kanë grumbulluar asnjë pikë dhe janë në kërkim të triumfit të parë për këtë sezon, ndërsa vajzat e Partizanit do të kërkojnë fitoren për të mos humbur terren me kreun e renditjes.

Sfida e fundit e kësaj jave do të jetë Teuta – Gramshi që është programuar të luhet në orën 15:00. Të dyja ekipet kanë grumbulluar vetëm tre pikë pas gjashtë javëve të para dhe do të jetë një mundësi e mirë për t’u rikthyer te fitorja.

Ndeshjet e javës së shtatë:

Tirana-Vllaznia, e shtunë, ora 13:00
Lushnja-Partizani, e shtunë, ora 13:00
Teuta-Gramshi, e shtunë, ora 15:00
Kinostudio-Skënderbeu, e shtyrë
Laçi-Apolonia, e shtyrë  /FSHF

Next Post

Agjenti i Lautaro Martinezit: Ai refuzoi një ofertë shumë të pasur nga Arabia në verë, ëndrra e tij është vetëm Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.