• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho: Djemtë i shoh në sy

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sylvinho ka përjetuar shumë momente të bukura si futbollist, ndërkohë që si trajner momentin më të bukur po e shijon te Shqipëria.

Braziliani po zhvillon një punë fantastike me kuqezinjtë, të cilët i ka udhëhequr drejt kualifikimit në Euro 2024.

“Kjo është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më pyeste një apo dy vite më parë: a do të shkosh te Shqipëria? Unë do i përgjigjesha: nuk e di…

Dua të them është se kur je trajner, ose dhe lojtar, gjërat ndodhin shumë shpejt.

Preferoj të përjetoj momentin. Objektivi ynë është të përgatitim ekipin kombëtar për 6-7 muajt e ardhshëm”, thekson Sylvinho për Eurosport.

Më pas një koment për stilin e tij të punës, që bazohet te marrëdhënia e ngushtë me futbollistët dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me ta.

“Unë besoj shumë te marrëdhënia me lojtarët. Është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër dhe i sheh djemtë në sy. Gjithashtu ka shumë rëndësi të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër.

Pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh futbollist i madh, mund të jesh ndryshe dhe i veçantë, por nëse nuk ke frymën dhe shpirtin e grupit, ti nuk mund të arrish objektivin. Futbolli nuk është një lojë individuale”, theksoi 49-vjeçari.

Next Post

Evropiani i xhudos në Prishtinë me 50 shtete pjesëmarrëse, hyrja falas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.