Saturday, 16. May 2026
Sport

Ferizaj nuk ndalet, shtyp edhe Prishtinën e Re

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ferizaj ka fituar derbin e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B. 

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Prishtinës së Re, në takimin që zhvillua në kampin nacional në Hajvali. 

Ferizaj i hakmerret fuqishëm Prishtinës së Re për humbjen me rezultat 2:4 në ndeshjen e rrethit të parë.

Golat i realizuan Filip Gligorov (nga penalltia), Edon Sadriu dhe Norik Krasniqi.

Ferizaj ngritet në vend të dytë me 26 pikë dhe Prishtina re është lider me 29 sosh.

Teilen: