• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk ishte Sane i vërtetë”, trajneri mbron sulmuesin. Tuhel: Myler i pazëvendësueshëm, Gorecka mahnitës

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomas Tuhel është parë disi i tensionuar për para prononcimit me Këlnin, e vlefshme për javën e 12-të në Bundesligë. Trajneri i kampionëve të ligës gjermane u ankua për kohën e limituar të ekipit në lidhje me përgatitjen. Megjithatë, ai u përpoq të “zbuste” këtë frymë me fjalët e ëmbla ndaj Tomas Mylerit dhe Leon Goreckës.

TUHEL

“VETERANI”-

“E di dhe e kuptoj dëshirën e Mylerit që të jetë pjesë e Bajernit përtej ciklit ekzistues. Përgjigjja ime më se e thjeshtë, Myler është ikonë e gjallë e klubit dhe lojtar i pazëvendësueshëm. I bindur se ai mund të vazhdojë të luajë në nivele të larta edhe disa sezone të tjera”, tha Tuhel në lidhje me rinovimin e futbollist 34-vjeçar, i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

GORECKA DHE KIMISH-

“Leon po më impresionon me punën dhe vendosmërinë që po shfaq në fushë. Ka dhënë kontribut thelbësor gjatë këtyre javëve. Rreth Kimishit nuk ka asnjë diskutim se ai do të jetë prezent pas lirimit nga pezullimi, shkak kartoni i kuq karshi Darmshtadit. E konsideroj lojtar kyç në evoluimin e sezonit”.

FORMACIONI-

“De Ligt jo i gatshëm, sikurse Xhamal Musiala. Do të shohim me kujdes edhe gjendjen e Rafael Guerreiros, i cili nuk e ka kaluar plotësisht fazën e rikuperimit dhe kemi frikën e ndonjë rrezikimi të panevojshëm. Kim dhe Dejvis iu bashkuan grupit vetëm orët e fundit, pra nuk japin garanci nëse janë plotësisht gati”.

VEPRIMI I SANESË-

“E kuptova që në hapat e parë të skenës se Sane nuk do të përmbahej dot dhe kështu ndodhi. Normalisht situata e tepruar, por ju them me bindje se ai nuk është Sane i vërtetë. Mund t’i ndodhë kujtdo, jemi njerëz. Jam me fat që e kam pjesë në ekip, madje tepër të rëndësishëm”, përfundoi Tuhel.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ferran Torres zbulon “prapaskenat”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.