• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skënderbeu mposht Teutën me 10 lojtarë, Vllaznia-Laçi mbyllet pa gola

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skënderbeu rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore pas pesë ndeshjesh, teksa ka mposhtur 3-1 Teutën në Korçë. Bardhekuqtë arrijnë të katapultohen në vendin e katërt me 17 pikë, duke parakaluar Laçin dhe  Dinamon.

Në Korçë u zhvillua  një sfidë emocionuese, pasi vendësit luajtën për më shumë se një pjesë lojë në inferioritet numerik.

Takimi u zhbllokua në minutën e 13-të nga Ahanonu, për të ardhur më pas te dyfishimi i rezultatit nga Lico, me 11-metërsh, në minutën e 37-të.

Para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve, Nikaj mori dy kartonë të verdhë njëri pas tjetrit, duke e lënë Skënderbeun në inferioritet numerik.

Teuta u mundua të reagonte në pjesën e dytë, madje ia doli të rihapte ndeshjen me Peposhin në të 73-tën, por Skënderbeu gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt realizoi golin e tretë dhe të rezultatit përfundimtar 3-1 me Rashicën.

Teuta me këtë humbje mbetet në vendin e fundit me 12 pikë.

Takimi tjetër i kësaj të premteje mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll pa gola.

Next Post

Si e arsyeton UEFA vendimin për zhvendosjen e ndeshjes së Ballkanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.