• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gvozdenoviç: Skënderbeu kishte nevojë pë tre pikët

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skënderbeu arriti që të marrë maksimumin ndaj Teutës duke përligjur edhe nevojën e pikëve që kishte skuadra korçare. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç u duk i lumtur pas ndeshjes dhe për “MCN” deklaroi:

“Jam shumë i kënaqur nga rezultati. Një ndeshje me shumë nerva dhe tension, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikët. Rëndësi kanë pikët dhe një bravo për çunat.

Kaq e lehtë?

Ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një aksion i bukur dhe sulmuesi bëri një finalizim perfekt. Goli i dytë me penallti, penallti është pjesë e futbollit. Goli i tretë mund të them se ishte me fat. Kur kemi nevojë për pikët dhe fusha bëhet e vështirë në dimër duhet të plotësojmë nevojat tona. Kështu që nevojën e pikëve e konkretizuam sot.Frenkli?

Jam i shumë i kënaqur nga Frenkli, jo vetëm se shënoi. E meriton të jetë në fushë nga fillimi. Ai luajti mirë edhe në ndeshjet e shkuar dhe sot pati shansin si titullar. Jam i kënaqur nga ai jo vetëm për golin, por edhe si veproi dhe ana taktike.

Objektivi?

Jemi të katërt, por do të shikojmë. Në futboll nuk ka garanci. Diferencat e pikëve nga vendi 4 deri 9 nuk është i madh. Kemi ndeshje të vështira, pas 4 ditësh Kukësin dhe pastaj Erzeni.”/ h.ll/abcnews.al

Next Post

FC Ballkani për ndeshjen në “Air Albania”: Është mundësi për të gjithë shqiptarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.