Pronarët kinezë të Interit prej kohësh janë në kërkim të një blerësi për zikaltërit. Por në të njëjtën kohë janë të bindur se ata që po drejtojnë aktualisht “në terren” zikaltrit në Itali, duhet të vazhdojnë punën e tyre sido që të shkojë situata.
Sot është mbledhur këshilli administrativ i klubit dhe mediat italiane kanë mësuar se një nga vendimet e Sitven Zhang, ka qenë rinovimi i kontratës së Bepe Marotës. Ai ka arritur shpejt akordin me administratorin e deleguar, duke zgjatur marrëveshjen me të deri në vitin 2027.
Mediat italiane bëjnë të ditur se pritet që shumë shpejt të kenë të njëjtin fat edhe kontratat ekzistuese të Piero Auzilios dhe zëvendësit të tij, Dario Baçin, me të njëjtën skadencë si Marota. Interi do të bëjë publike dhe deklaratat zyrtare për zgjatjen e marrëveshjes me stafin drejtues që ka menaxhuar gjithçka në vitet e fundit, duke kthyer përsëri zikaltrit në majat e futbollit në Itali.
PANORAMASPORT.AL